Lajme
Kryesore

Moti për Shqipërinë: Vranësira, reshje dhe rënie temperaturash, mini-stuhi breshëri në juglindje

Territori shqiptar pritet të ndikohet nga një rënie e lehtë e vlerave barike, duke sjellë një situatë të paqëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë mbizotëruese, të shoqëruara me reshje shiu, të cilat do të jenë më intensive në zonat veriore dhe verilindore, ku parashikohen edhe rrebeshe të fuqishme me mundësi për breshër lokal.

Gjatë vijimit të ditës, moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me reshje të dobëta në të gjithë territorin, ndërsa në zonat juglindore priten rrebeshe të shkurtra dhe mini-stuhi breshëri.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Vlerat minimale do të regjistrohen në Peshkopi me 4°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 23°C në qytetin e Kuçovës.

Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi që do të kalojë 50 km/h. Si pasojë, pritet dallgëzim i moderuar në brigjet detare, me forcë 3 deri në 4 ballë.

Dita e sotme sjell nevojën për kujdes të shtuar në qarkullim dhe aktivitetet në natyrë, veçanërisht në zonat veriore dhe juglindore të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button