KryesoreLajme

Tirana po mbytet nga inertet: Një masakër mjedisore e heshtur dhe e koordinuar

E nëse mendoni se kjo masakër mjedisore nis dhe mbyllet në Zallher, e keni gabim… sepse fatkeqësisht ka akoma….Në Tufinë, pak kilometra larg ´´bazës´´së parë, është krijuar një tjetër vendepozitimi ilegal ku mijëra metër kub inerte shkarkohen çdo ditë. (Harta që tregon vendin) Fare ngjitur me varrezat, dhjetëra kamionë shkarkojnë të pashqetësuar nga askush dhe largohen qetësisht.

Ndërkohë tek Muraga, një zonë pak km larg qendërs, në të cilën kamionët me dhera dhe inerte bëjnë një vajtje ardhje thuajse të pandërprerë. Nga pamjet shihet qartë sasia shumë e madhe e materialit të shkarkuar, edhe këtu në shkelje të ligjit. E njëjta situatë është dhe në Mëzes, një zonë që pas ndërtimit të Unazës së Re ka marrë një hov zhvillimi, me pallate dhe komplekse të reja, që pas fasadave të bukura, fshehin shëmtinë që ka shkaktuar dora e njeriut. Grumbuj të mëdha inertesh, që shtohen çdo ditëfare pranë komplekseve të banimit. Ndërsa aty gjejmë dhe efektivë të Policisë Bashkiake, të cilët në vend që të ishin në zbatim të ligjit, qëndronin të qetë përballë masakrës që ishte para syve të tyre.

Vijojmë më tej në Baldushk, ku inertet janë hedhur direkt në shtratin e lumit Erzen, duke devijuar rrjedhën normale të tij, por edhe duke shkaktuar edhe një dëm ekologjik për të gjithë zonën përreth. Ndërkohë situata nuk aspak më e mirë në Sharrë. Ndoshta edhe për shkak të distancës, atje shkarkohen dherat e nxjerra nga gropat e pallateve qeë pritet të ndërtohen në zonën pranë Digës së Liqenit Artificial. Që të jemi të qartë. Nuk bëhet fjalë për Landfillin e Sharrës, që ndodhet fare pranë, por për në shtratin e lumit dhe në tokën bujqësore.

Për disa netë, deri në orët e para të mëngjesit, kemi ndjekur kamionët që dalin nga shesh-ndërtimet e kullave të reja që po ndërtohen në këtë zonë. Itinerari është i përcaktuar, nga gropat e ndërtimeve drejt Sharrës, aty ku shkarkohen dhe nisen për të marrë ngarkesën e radhës. Një vajtje – ardhje e vazhdueshme në zemër të kryeqytetit, duke sfiduar ligjet e shtetit, ndërsa institucionet vendore duket qartë se kanë vendosur të mbyllin të dy sytë përballë kësaj masakre. Por nga vëzhgimi disa ditor që bëmë, kuptuam dicka. Kjo paligjshmëri po bëhet tepër e koordinuar mes të gjithë aktorëve të përfshirë. Pse e themi këtë?

Në çdo natë që me grupet tona të shpërndara në terren, ndoqëm kamionët e firmave të ndryshme, për çudinë tonë, të gjithë bashkoheshin në të njëjtën pikë të shkarkimit. Duke na dhënë idenë e qartë që ka një bashkëpunim të ngushtë mes tyre. Po autoritetet a janë në dijeni se çfarë bëhet me dherat dhe inertet që dalinm nga gropat e kullave të reja? Për këtë u nisëm të takojmë kryetaren e re në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Anuela ristani, e cila nuk dha asnjë përgjigje, përveçse krijoi një kordon policësh bashkiake, për të na penguar neve që ti bëjmë asaj një pyetje shumë të thjeshtë: Ku shkojnë dherat? Por dhe ne nuk u dorëzuam, kështu tentuam sërish, por më kot, zonja Ristani e kishte ndarë mendjen për të mos thënë asnjë fjalë. Kështu që mesazhin tonë, ia përcollën me megafon, me shpresën se këtë herë na ka dëgjuar.

Ndërkohë që u drejtuam dhe tek Inspektoriati Kombëtar I mbrojtjes së Territorit, I cili është treguar I verbër përballë masakrës mjedisore që po I bëhet Tiranës. Giovanni Falcone keshillonte hetuesit e rinj: Ndiqni paratë.

Të njëjtën këshillë do t’i jepnim edhe ne organeve ligjzbatuese: Ndiqni kamionët.

Gjithmonë nëse nuk jeni pjesë e marrëveshjes skandaloze që po shkatërron Tiranën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button