KryesoreLajme
Kryesore

Berisha në Kavajë: Rama i rrethuar nga krimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në Kavajë për prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij para qytetarëve, ai shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe përkushtimin e kavajasve ndaj Partisë Demokratike.

Berisha vlerësoi praninë e personaliteteve ndërkombëtare, si Elmar Brok, Antonio López-Istúriz White dhe Angelika Lang, të cilët sipas tij, janë miq të vjetër të demokracisë shqiptare. Ai theksoi rëndësinë e këtij mbështetës ndërkombëtar në përballjen me atë që e quajti “narkodiktaturë”. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me figura të korruptuara dhe kriminale. Ai u shpreh i bindur se Kavaja do të jetë sërish në pararojë të ndryshimit, si në rrëzimin e diktaturës komuniste. Sipas tij, fryma e fitores po përhapet në mbarë vendin dhe 11 maji do të shënojë triumfin e opozitës.
FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare të Kavajës, burra dhe gra, djem e vajza të lirisë, qytetarë të fitores, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh për ju.
Demokrate e demokratë, për mbarë popullin e Kavajës, për kavajasit kudo që janë sot, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen.
Kam ardhur në qytetin tuaj të bekuar, ju kam takuar ju, njerëz të nderuar, qytetarë të nderuar, me dhjetëra e qindra herë. Por sonte kam kënaqësinë më të madhe se në çdo takim tjetër që kemi patur së bashku, sepse sonte kemi në Kavajë, miq të mëdhenj, miq të çmuar të Partisë Demokratike dhe të demokracisë shqiptare, që në ditët e para të tyre e gjer sot.
Miqtë e mi, sonte këtu me ne, kemi zv/presidentin e Internacionales Demokristiane të Qendrës, mikun e madh të demokracisë shqiptare dhe të shqiptarëve, Elmar Brok, i cili ka mbështetur në momente kritike Partinë Demokratike dhe demokracinë shqiptare dhe është sot këtu për të mbështetur përsëri në këtë betejë epike, vendimtare tonën ndaj narkodiktaturës dhe triumfin e demokracisë.
Kam nder dhe kënaqësi që jam sot këtu me të nderuarin Antonio López-Istúriz Ëhite, Sekretari Ekzekutiv i e Internacionales Demokristiane të Qendrës, dhe deputet në Parlamentin Europian.
Antonio López-Istúriz Ëhite, është një mik i madh, i shquar dhe i kahershëm i PD-së. Prania e tij sot këtu, njëlloj si në 2005 lajmëron fitoren tonë me 11 maj.
Një mirënjohje të veçantë kam për zonjën 3. Angelika Lang, Ombudsman në Stockholm, Suedi. Marrëdhëniet tona me partinë simotër suedeze, kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera. Mbështetja e tyre për ne këtë fushatë është e një rëndësie të madhe cilësore.
Miqtë e mi!
Ne jemi shumë të nderuar nga prania e miqve tanë nga Venezuela që luftojnë prej vitesh diktaturën e Maduros. Mary Ponte, sekretare primare e partisë ‘Drejtësia e Para’ e Venezuelës.
Si dhe të dashurit Luiz dhe Tereza nga CDI.
Miq, këta miq të nderuar e kanë nderuar Kavajën. Por dhe ju, qytetare dhe qytetarë të Kavajës, keni nderuar njerëz të lirë, keni nderuar lirinë, vlerat virtytet e njerëzve të lirë në Shqipëri dhe në mbarë botën dhe meritoni plotësisht nderimin dhe respektin e tyre.
Ftoj shqiptarët të mos harrojnë se sot paradite në Velipojë, Edi Ramën e shoqëronte Pëllumb Gjoka dhe Charles McGonigal.
E shoqëronte Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Erion Veliaj. E shoqëronin pra një bandë e vërtetë shqiptare e ndërkombëtare. Edi Rama të ardhme nuk ka.
Miqtë e mi!
Dy javë na ndajnë nga dita e fitores, dita e triumfit. Unë po vij nga tur dy ditor në jug dhe kudo në sheshet e qyteteve, në brigjet në fshatra, frynte erë e fitores, erë e triumfit. Jugu më i vendosur se kurrë, më entuziast se kurrë për tu ndarë me të keqen që e ka emrin Edi Rama.
Por Kavaja është përsëri, përsëri qyteti i cili përmbysi i pari diktaturën komuniste dhe do të përmbysë i pari narkodiktaturën.
Më lejoni në emër tuaj, ti përcjellim presidentit të CDI-së, ish-presidentit të Meksikës, Andrés Pastrana Arango, nderimet më të mëdha, përshëndëtjet më të përzemërta.
Nën drejtimin e tij, CDI-ja do të ishte institucioni i parë madhor, grupon 110 parti politike të qendrës së djathtë të mbarë botës.
Do të ishte institucioni i parë ndërkombëtar që do të damkoste, regjimin e Tiranës, regjimin e Edi Ramës si narkodiktaturë dhe kjo ishte mbështetje e jashtëzakonshme për ne.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button