
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin elektoral në Njësinë Nr. 4 në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit.
Një fjalën e tij, Berisha u ndal te shëndetësia dhe mungesa e ilaçeve, që sipas tij, shqiptarët në 1 vit shpenzojnë 4 herë më shumë se për bukën. ‘Shqiptarët në 1 vit, shpenzojnë për ilaçe, 4 herë më shumë se për bukën. Kjo do të marrë fund’, premtoi Berisha.
Berisha: Jo vetëm kaq. Kjo shumë është e pamjaftueshme për ilaçet, ndaj të gjithë rrogëultit dhe rrogë ndën 500 euro nuk do të ketë.
Të gjithë rrogëultit, të gjithë pensionistët do të kenë kartën e konsumatorit me të cilën do marrin gjërat bazë, ushqimet me 20% më lirë se të tjerët.
Ilaçet. Shqipëria do të adaptojë pikë për pikë listën e ilaçeve të Republikës Italiane dhe do e rimbursojë atë 100% për qytetarët e vet. Në këtë mënyrë ne i japim një përgjigje dinjitoze problemit të mjekimit, të kujdesit për shëndetin.
Miq!
E thanë këtu oratorët para meje.
Dy shërbime themelore për çdo komb, arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme. Janë rrokullisur gjer në pothuajse shpartallim.
Në rast se i hedh sistemi të shëndetësisë, është një sistem jashtëzakonisht problematik.
Është një sistem në të cilin të sëmurët rëndë në spitale, i merr sëmundja se nuk kanë ilaçe për mjekim.
Është një sistem në të cilin, një i sëmurë që shfaqet një shqetësim, duhet të presë muaj e muaj të tërë për të bërë skanerin, apo rezonancën.
Është një sistem në të cilin mjekimi, është gjysmak, ose ai që nuk duhet.
Ju keni ndjekur dramën e tmerrshme që zhvillohet në spitalin onkologjik. Në asnjë vend të botës nuk ndodh ajo.
Tre muaj përpara Edi Rama deklaroi se, atje po ndodhin krime kundër njerëzimit. Me të vërtetë po. Në të vërtetë është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit, në qoftë se të sëmurin që e ke marrë për mjekim e mban dhe nuk i jep ilaçet që duhen për të luftuar sëmundjen.
Ky është krim.
Por Edi Rama nga ajo ditë gjer sot nuk mori as edhe një masë të vetme. Pse? Sepse ai është autori i atij krimi. Sepse atyre ilaçeve që duhet të bliheshin për të sëmurët, drejtori dhe ministri i vjedhin fondet dhe kjo është arsyeja.
Hajnë dardha dhe i ndajnë bashkë me kryeministrin.
Miqtë e mi, kjo situatë dramatike e kujdesit shëndetësor për shqiptarët, merr fund.
Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe garantoj çdo shqiptar se në territorin e Shqipërisë nuk do të shitet kurrë ilaç cilësie tjetër, vetëm ato që shiten në dy vende të BE.
Dhe se kurrë nuk do mungojnë ilaçet jetike për trajtimin e të sëmurëve tanë.
Do dyfishohen rrogat e mjekëve dhe infermierëve.
Aparaturat, do pajiset çdo spital dhe i gjithë sistemi.
A e dini miq sot, statistika zyrtare e qeverisë konfirmon se në 1 vit ju, ne të gjithë shqiptarët shpenzojmë nga xhepi për kujdesin shëndetësor, 820 mln euro.
Shpenzojmë nga xhepi 3-4 fish që shpenzojnë popujt e vendeve anëtare të BE-së.
Shpenzojmë 2-3 fishin e të gjithë popujve në vendet përreth nesh në Ballkan.
Pra të shpenzosh 820 mln euro për kujdes shëndetësor, a e dini që do të thotë se shqiptarët të cilët në 1 vit, shpenzojnë për bukën në total 220 mln euro, pra shpenzojnë ilaçe 4 herë më shumë se për bukën.
Kush i shpenzon këto? Vetëm ata që kanë. Ata që nuk kanë mbeten në mëshirë të sëmundjeve. Pra kjo është situata e shëndetësisë.