KryesoreLajme

Besart Xhaferri në Njësinë Nr. 4: Dy javë deri në votë që mund të ndryshojnë katër vite dhimbjeje – 11 Maji është dita e kapitullimit të Edi Ramës

Kandidati demokrat i PD për Qarkun e Tiranës dhe drejtuesi politik i PD për njësinë nr. 4, Besart Xhaferri, mori fjalën në takimin elektoral të zhvilluar në njësinë 4 në Tiranë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë nga lideri i opozitës Sali Berisha.

Xhaferri deklaroi se dy javë deri në zgjedhje vlejnë sa katër vite dhimbjeje, duke iu referuar qeverisjes së Edi Ramës. Ai e akuzoi Ramën për përpjekje për të “bërë Shqipërinë çyryke” dhe për të larguar qytetarët jashtë vendit. Sipas tij, premtimi për pasaportën evropiane është mashtrim, pasi shqiptarët tashmë janë në Evropë, por po detyrohen të emigrojnë masivisht. Ai theksoi se më 11 maj do të vijë përgjigjja ndaj kësaj qeverisjeje me votë për numrin 1 në fletëvotim. Xhaferri i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Sali Berishën si kryeministër të të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të demokratëve. Ai përfundoi duke thënë se ndryshimi vjen vetëm përmes kapitullimit të Edi Ramës. Xhaferri: Kanë ngelur dhe 2 javë, por 2 javë janë sa gjithë jeta, 2 javë janë sa 4 vite që mund t’i kalojmë në dhimbjen tonë më të madhe, që çdo ditë do pendohemi pse nuk bëmë diçka më tepër që të largojmë një çyryk që na quan të gjithëve çyryk, që është në tentativë për ta bërë Shqipërinë çyryke, dhe është në tentativë për të larguar të gjithë nga Shqipëria.

Premtimi i Edi Ramës është ajo pasaportë evropiane, se ne do të mund të udhëtojmë drejt Evropës.

Ne jemi në Evropë, na ka larguar 1.1 milionë motra dhe vëllezër drejt Evropës. A do presim të na largojnë edhe 2 milionë të tjerë drejt Evropës? Jo, Edi Ramën do ta largojmë drejt burgut të Durrësit.

Edi Rama, boll na lëndove, jep dorëheqjen në marrëzinë tënde, ik në shpellë, mbyll gojën dhe as libra mos shkruaj se nuk t’i lexon njeri.

Dhe përgjigjen patjetër do ta marrësh më 11 maj, prindërit shqiptarë janë më të lënduarit se ç’ka në gjithë Evropën prindër.

Edi Rama, ne nuk bëjmë paqe, ne pranojmë vetëm kapitullimin tënd, dhe më 11 maj ti do të kapitullosh, me votën vetëm për numrin 1.
Vetëm numri 1 bën të mundur kapitullimin e një personi që ka luftuar qytetarët e tij.

Ne e dimë se çfarë është ky regjim, prandaj ne duhet, çdo dhëndër, çdo shoqe, çdo kushëri, çdo komshi socialist, t’i themi: Sali Berisha do të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve, nuk do jetë kryeministër i demokratëve, nuk do jetë kryeministër i atyre që kanë vetëm teser partie dhe premtimet që ne kemi do jenë për gjithë shqiptarët që janë këtu, ata që do lindin dhe ata që do rikthehen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button