Lajme

5 strategji të thjeshta për t’u ushqyer shëndetshëm edhe kur je në nxitim

Kur ke pak kohë dhe ndoshta edhe më pak dëshirë për të gatuar, të ushqyerit shëndetshëm mund të duket si një mision i pamundur. Shpesh përfundojmë duke ngrënë ç’të na dali përpara, nga biskota të kripura me djathë deri te ndonjë banane në nxitim. Nëse ndodh rrallë, nuk është ndonjë tragjedi, por kur kjo kthehet në rutinë, bëhet problem serioz për shëndetin.

Zgjidhja?
Nuk duhet të gatuash shumë, mjafton të gatuash me mend. Me disa truke të thjeshta, mund të përgatitësh vakte të shijshme, të shëndetshme dhe të shpejta. Ja pesë strategji konkrete që mund t’i zbatosh menjëherë:

1. Planifiko 2–3 vakte kyçe për javën
Në vend që të mendosh çdo ditë “çfarë do ha sot?”, planifiko vetëm disa vakte bazë. Përgatit paraprakisht grurë të pjekur, perime dhe bishtajore si qiqra apo fasule. Kështu, brenda 15 minutash mund të krijosh një pjatë të balancuar dhe ushqyese.

2. Shfrytëzo ngrirjen në mënyrë të zgjuar
Ngrirja nuk do të thotë ushqime të gatshme të blera. Gatuaj vetë dhe ngrij në porcione supe, qofte vegjetariane apo salca me thjerrëza. Kur je e lodhur, vetëm i nxeh dhe ke një vakt të plotë, pa mbetje ushqimore.

3. Mbaj gjithmonë proteina të gatshme në frigorifer
Tofu i tymosur, vezë të ziera, hummus apo gjoks pule i gatuar më parë – janë investime të zgjuara për të ndërtuar vakte të shpejta. Kombinoji me perime dhe drithëra për shumëllojshmëri pa lodhje.

4. Rregulli i 3 përbërësve për kur nuk ke ide
Zgjidh një karbohidrat, një proteinë dhe një perime – dhe krijo një pjatë të thjeshtë, por të balancuar. P.sh.: cous cous + qiqra + kungull i pjekur ose bukë integrale + rikota + domate qershi.

5. Vaktet e ftohta mund të jenë shumë të shijshme
Sallatat nuk duhet të jenë të mërzitshme. Përdor drithëra, yndyrna të shëndetshme dhe salca të thjeshta që mund të përgatiten paraprakisht, si tahini apo kos me limon. Sa më shumë ngjyra në pjatë, aq më shumë lëndë ushqyese për trupin tënd.

Ushqimi i shëndetshëm nuk duhet të jetë barrë apo luks. Me pak organizim dhe ide të thjeshta, mund të bëhet pjesë e natyrshme e përditshmërisë tënde – edhe kur je në nxitim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button