
Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.
Sipas informacionit zyrtar, lëkundjet janë regjistruar në orën 22:46 dhe janë ndjerë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në Pogradec dhe zonat përreth. Instituti i Gjeoshkencave ka konfirmuar se epiqendra ka qenë në afërsi të qytetit të Korçës.