Lajme

Chris LaCivita publikon foto me Donald Trump: “Gjithçka filloi në Ishullin Parris” – Mohon largimin nga fushata në Shqipëri

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, Chris LaCivita, ka ndarë sot një moment simbolik me presidentin amerikan, Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, LaCivita ka shpërndarë një fotografi me Trump, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Gjithçka filloi në Ishullin Parris, shumë kohë më parë.”

Ky postim vjen vetëm disa orë pasi LaCivita mohoi raportimet e mediave pranë qeverisë se ai është larguar nga fushata elektorale në Shqipëri. “Do të jem këtu deri në largimin e Edi Ramës,” theksoi ai, duke i dhënë fund spekulimeve mbi tërheqjen e tij.

Ishulli Parris, që përmendet në postim, është një bazë e njohur trajnimi për marinsat amerikanë – një referencë që mund të nënkuptojë vendosmërinë dhe përgatitjen e tij për betejën politike në Shqipëri.

LaCivita, i njohur për strategjitë e tij agresive dhe fushatat fituese, është bërë një figurë e frikshme për qeverinë aktuale dhe Partinë Socialiste që kur u bë publike angazhimi i tij me opozitën shqiptare. Ai ka qenë një nga arkitektët kryesorë të fitores historike të Donald Trump në SHBA, dhe prania e tij në skenën politike shqiptare ka rritur ndjeshëm tensionet në prag të zgjedhjeve.

Për opozitën, LaCivita përfaqëson një armë të fortë strategjike; për qeverinë, një sfidë serioze që nuk mund të injorohet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button