
Zarfet me fletët e votimit për emigrantët që do të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 11 majit vijojnë të shpërndahen në shtete të ndryshme të botës.
Një tjetër video është bërë virale në rrjetet ku duken dy emigrantë një prej të cilëve mban në duar 4 zarfe me fletët e votimit. Ai thotë se të katërta votat do të shkojnë për partinë demokratike dhe thkeson se këtë video ia drejton kryeministrit Edi Rama sidomos pas etiketimit të burrave si “çyrykë”.
Emigranti i thotë Ramës se nuk mund t’i ofendojë burrat shqiptarë. Ai shprehet i indinjuar nga ky etiketim që duket se e ka nxitur për të xhiruar këtë video, pasi siç thotë “nuk i intereson politika”.