Berisha thekson shqetësimin për rritjen e dhunës në shkolla dhe propozon sistem orari të ri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e dhunës në shkollat shqiptare, duke përmendur vrasje dhe plagosje që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit. Ai ka kërkuar një qëndrim të fortë dhe pa tolerancë ndaj dhunës, duke propozuar një sistem orari të ri që do të mundësojë që fëmijët të qëndrojnë në shkolla për 8 orë, ku do të ushqehen dhe bëjnë detyrat.
Berisha tha se familjet duhet të punojnë së bashku për të eliminuar çdo motiv që mund të çojë në dhunë, dhe se nuk duhet të pranojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në shkolla të armatosur. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e një qëndrimi të fortë ndaj dhunës, me tolerancë zero për çdo akt të tillë.
“Çështja e dhunës në shkolla është një problem madhor dhe në rritje. Vetëm muajt e fundit ka pasur vrasje e plagosje në shkollat tona. Toleranca ndaj dhunës do të jetë zero,” tha Berisha gjatë një deklarate për mediat.
Ai gjithashtu sugjeroi një orar të ri për shkollat, ku fëmijët do të qëndrojnë për 8 orë në shkollë, duke realizuar detyrat dhe ushqyer, ndërsa prindërit mund të kryejnë detyrimet e tyre profesionale.