Lajme
Arrestohet një 68-vjeçar në Krujë për armëmbajtje pa leje – Sekuestrohen dy armë, mes tyre një relike e Luftës së Dytë Botërore

Një 68-vjeçar nga fshati Bubq është arrestuar nga Policia e Krujës gjatë një aksioni kundër armëmbajtjes pa leje. Në subjektin e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, mes tyre një armë zjarri tip pushkë dhe një armë jofunksionale, e dyshuar të jetë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Shtetasi Naim Kallaku u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas hetimeve proaktive dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. Armët u sekuestruan si prova materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Policia e Krujës bën me dije se kontrollet për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje do të vijojnë në të gjithë qarkun.