Lajme

Partia Demokratike siguron profesionistët e lirë me një sistem fiskal dhe ligjor të qëndrueshëm

Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike, ka përshëndetur fitoren e së kaluarës në shfuqizimin e tatimit antikushtetues të shërbimeve profesionale, një arritje e rëndësishme që ka ardhur falë angazhimit të Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Në një dalje publike, Zhupa theksoi se angazhimi i PD-së është për një sistem fiskal dhe ligjor që do të mbështesë profesionistët e lirë dhe do të sigurojë një klimë më të favorshme për bizneset.

“Ne i garantojmë profesionistëve të lirë nivelin më të ulët të taksave në Europë, zero taksim mbi profesionet e lira dhe një sistem fiskal të stabilizuar për katër vitet e ardhshme, pa ndryshime të shpeshta që krijojnë paqartësi,” tha Zhupa.

Ajo theksoi gjithashtu shqetësimet e avokatëve për sigurinë juridike në vend, duke premtuar se nën një mazhorancë të re të Partisë Demokratike, do të rishikohen ligjet e paketës së reformës në drejtësi, sipas rekomandimeve të Venecias. Kjo do të ndihmojë në rikthimin e të drejtave themelore për qytetarët shqiptarë, duke garantuar një proces ligjor të drejtë dhe efikas.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor. Ne do të rindërtojmë hartën gjyqësore për ta bërë atë më efikase, duke ulur stoku i dosjeve dhe siguruar një drejtësi të shpejtë dhe të denjë për të gjithë,” shtoi ajo.

Në fund, Zhupa bëri thirrje që të gjithë qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike, duke ofruar një të ardhme më të mirë për profesionistët e lirë dhe të gjithë shqiptarët.

Postimi: Me profesionistët e lirë! Bashkë me ta, Partia Demokratike fitoi betejën për shfuqizimin e tatimit antikushtetues për shërbimet profesionale në Gjykatën Kushtetuese. Ne sot i garantojmë me votën e tyre për PD:

Nivelin e ulët të taksave në Europë.

Të sigurojmë klimën më miqësore dhe kjo jo me fjalë, por me vepra, ligje, vendime konkrete.

Zero taksim mbi profesionet e lira.

Sistem fiskal që nuk ndryshon çdo 6 muaj, por është i njëjti dhe transparent për 4 vitet e ardhshme. Me avokatët, si profesionistë të lirë të lidhur me drejtësinë, u ndalëm gjërësisht te reforma në drejtësi. Ngritën shqetësimin se siguri juridike këtu nuk ekziston më. Ju premtova se me mazhorancën e re të PD do të arrihet:

Rishikimi sipas rekomandimeve të Venecias i ligjeve të paketës së reformës në drejtësi.

Një drejtësi që u rikthen shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor të drejtë, të drejtën e prezumimit të pafajësisë, dhe standarteve demokratike të ruajtjes së lirive dhe të drejtave kushtetuese.

Rikthimi i hartës gjyqësore që ishte në shërbim të qytetarëve dhe një drejtësi efikase që ul stokun e dosjeve dhe jo shton ato vit pas viti.

Voto
Voto për veten
Voto për Shqipërinë Madhështore

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button