Lajme

Balliu angazhohet për dyfishimin e buxhetit për bujqësinë dhe mbështetje për fermerët shqiptarë

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, zhvilloi një takim në Mazrek, ku preku disa çështje të rëndësishme për bujqësinë dhe mbështetje për fermerët shqiptarë. Ai angazhohet për dyfishimin e buxhetit për bujqësinë dhe ofron subvencionim të drejtpërdrejtë pa burokraci, si dhe mbulim sigurimi për prodhimet bujqësore që do të arrijë nga 70% deri në 100%. Balliu theksoi se fermerët janë investitorët strategjikë për PD, duke i cilësuar ata si një element kyç për zhvillimin e vendit.

Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për neglizhencë në mbështetje të bujqësisë, duke theksuar se në 12 vitet e qeverisjes së tij, bujqësia ka kaluar në duar të trafikantëve, duke shkatërruar sektorin dhe larguar fermerët shqiptarë.

Në përfundim, Balliu ftoi qytetarët të votojnë për Shqipërinë Madhështore, duke kërkuar mbështetje për numrin 1 në zgjedhjet e 11 majit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button