Lajme

Rama takim me të rinjët në Spille: “Bufi nuk lë krevat pa hyrë”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku përdori tone ironike dhe batuta karakteristike për të diskutuar mbi zhvillimet politike të vendit. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe në një episod personal, duke kujtuar periudhën kur kandidonte për kryetar partie. Rama theksoi bashkëpunimin me Pandin, i cili në fillim e kundërshtoi, por më pas u bashkuan.

“Bufi nuk lë krevat pa hyrë. Nuk lë vend pa e futur atë sqep, tek familjet, vajzat, gratë,” tha Rama, duke iu referuar atyre që përdorin taktika të tilla për të sulmuar njerëzit publikë, përfshirë dhe momentet kur u publikuan foto të tij personale në të kaluarën.

Ai përmendi gjithashtu se gjatë periudhës së tij si kandidat për kryetar partie, Pandi ishte kundër kandidaturës së tij, por më pas ai ia doli të bindte kolegun të punonin së bashku. “I thashë o Pandi, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Më tha që të bashkëpunojmë, duhet të mos veshësh çorape të kuqe dhe të martohesh. I plotësova kushtet,” shtoi ai.

Në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se kjo do të jetë një “votë për historinë” që do të përfaqësojë përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ai theksoi se fitorja e PS-së nuk është thjesht për të arritur 71 mandate, por për të siguruar integrimin e vendit në BE. “Edhe Luli të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate,” përfundoi Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button