Lajme

Sali Berisha nis takimin në Pukë me një minutë heshtje për Papa Franceskun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur takimin e tij në Pukë për prezantimin e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 11 majit, me një minutë heshtje në nder të Papa Franceskut, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi rëndësinë e Papa Franceskut, duke e cilësuar atë si një burrë të madh. “Të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh, Papa Franceskun. Besimtarët dhe shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti, dashurisë e respektit për njëriun. I përjetshëm qoftë kujtimi i shenjtërisë së tij,” tha Berisha.

Ky moment solemn u shoqërua me respektin e të pranishmëve dhe theksimin e vlerave të larta të Papa Franceskut në botën fetare dhe shoqërore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button