Lajme

Shpërthime piroteknike në Sarandë, ndalohen dy të rinj

Dy shpërthime të fuqishme piroteknike kanë shkaktuar panik në qytetin e Sarandës mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:55. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plazhi i Ri”, ku zhurma e fortë dhe efekti i mjeteve të hedhura kanë alarmuar qytetarët.

Menjëherë pas sinjalizimeve nga banorët, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, dy persona janë kapur në flagrancë, të dyshuar për përdorim të lëndëve piroteknike me rrezikshmëri të lartë.

Të ndaluarit janë identifikuar si Ervis Ogici, 18 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, dhe K. K., 17 vjeç, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz, Greqi. Ata janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku po kryhen procedurat ligjore për rastin.

Policia ka vijuar hetimet për të sqaruar motivet dhe burimin e lëndëve të përdorura, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të shmangin përdorimin e mjeteve të rrezikshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button