KryesoreLajme
Kryesore

Këlliçi: Vota për PD, themel për zgjidhjen e pronave

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe demokratët e Njësisë nr. 7 në Tiranë, nën shoqërinë e kandidatëve Grigels Muçollari dhe Xhulia Xheka.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka siguruar shqiptarët se ‘me votën për PD-ASHM kanë hedhur një gur të rëndësishëm themeli në zgjidhjen përfundimtare të problemit të pronës, i cili vijon të mbetet pengesë për zhvillimin dhe burim konflikti social’. Postimi i plotë:

Takim i përzemërt në Njësinë nr. 7 me qytetarët e demokratët e Tiranës.

Bashke me kandidatët Grigels Muçollari dhe Xhulia Xheka, u njohëm nga afër me problematikat e zonës, ndër të cilat problemi i pronave dhe legalizimit mbetet të jetë thembra e Akilit dhe kalvar i gjatë vuajtjesh.

I njohëm qytetarët me programin e PD dhe i siguruam ata se me votën për PD-ASHM kanë hedhur një gur të rëndësishëm themeli në zgjidhjen përfundimtare të problemit të pronës, i cili vijon të mbetet pengesë për zhvillimin dhe burim konflikti social.

Kthimi i dokumentacioneve të legalizimit të mbajtura peng nga Edi Rama në dokumenta pronësie si dhe shpërblimet e denja, të shpejta dhe efikase të pronarëve janë dy shtyllat ku programi i PD për pronën mbështetet në zgjidhjen finale të dramës së pronës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button