
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidate për Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, ka zhvilluar një takim me qytetarë të kryeqytetit, duke dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre. Ajo u shpreh se nuk ka marrëdhënie më të sinqertë sesa zëri i njerëzve në jetën e tyre të përditshme.
Sipas Çupit, qytetarët kërkojnë më shumë mundësi punësimi, shërbime më cilësore shëndetësore dhe një shtet që i mbështet. Ajo theksoi se Partia Demokratike është pranë qytetarëve në çdo hap të rrugës për ndryshim. Çupi tha se ndryshimi nis nga dëgjimi dhe përkushtimi për të bërë më të mirën. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të besojnë në programin e PD dhe të votojnë për Partinë Demokratike.
Çupi: Edhe sot ishim mes qytetarëve .
Nuk ka marredhenie më të sinqertë sesa zëri i njerëzve në jetën e tyre të përditshme. Dhe këto zëra na tregojnë nevojen per punesim, për përkujdesje shëndetësore më të mirë, për një shtet që nuk u kthen shpinën, por i mbështet.
Partia Demokratike është me qytetarët ,në çdo hap të rrugës për ndryshim. Sepse ndryshimi nis nga dëgjimi, dhe nga përkushtimi për të bërë më mirën.
Besoni në Programin e Partisë Demokratike
Votoni Partia Demokratike
Votoni Dhurata Çupi Tyli