
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te plaga më e madhe e shqiptarëve në 12 vitet e fundit, shpopullimi, ku Shqipëria është e para në botë për rënien e lindjeve për shkak të emigracionit.
Në fjalën e tij me fermerët në Elbasan, Berisha dha një evidencë të frikshme, ku në Kolonjë këtë vit arsimor që vjen, do të futet vetëm një fëmijë në klasë të parë.
‘Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve, shkak emigracioni! Në Kolonjë, ku shkoi burreci 2 metra i gjatë, do futet në klasë të parë vetëm një fëmijë’, u shpreh Berisha.
Berisha: Së dyti, çdo pensionist dhe rrogëulti do të kenë kartën e konsumatorit. Me kartën e konsumatorit, pensionisti dhe rrogëulti do blejnë me çmime 20% më të lira të gjitha ushqimet dhe gjërat bazë. Pra, do u jepet çdo vit mbrapsht TVSH-ja, dhe është rreth 450 euro, është 2-3 pensione, apo një rrogë minimale.
Energjia zbret në 7 lek. Nafta do zbresë, në mënyrë absolute nuk do mund të shitet kurrë mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe në Maqedoni.
Isha unë në Dibër, ata të gjitha shkojnë mbushin makinat në Prizren, të tjerë në Maqedoni dhe me radhë. Në një kohë kur Kosova, naftën e merr nga porti i Durrësit. Dhe Maqedonia ndofta një pjesë. Ato nuk prodhojnë 1 liër, Shqipëria prodhon 1 milionë ton në vit. Është një grabitje e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë me naftën.
Pse?
Edi Rama ka tatuar naftën, 1.1 euro për litër. Kujt ia merr? Juve ua merr. Ai që shet naftën, ai ka rrit çmimin dhe kaq. Juve ua merr, qytetarëve ua merr. Jo, ajo merr fund. Taksat mbi naftën do të jetë njëlloj si e Maqedonisë, Kosovës, dhe çmimin i naftës nuk do mund të jetë kurrë më i lartë.
Kështu pra, ne, kemi një projekt me të cilin ne transformojmë gjendjen aktuale shumë të rëndë që po i largon shqiptarët. Që po i largon si kurrë në historinë tonë, nuk jemi larguar në ëktë mënyrë.
Sot, në mëngjes po lexoja mediat.çfarë thoshte? Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve. Shkaku emigracioni.
Po bëhemi, pra, komb me disa rekorde të kobshme. Se i kobshëm është ky rekord. Ne kemi që në 2019 që vdesin më shumë se sa lindin.
Burreci 2 metra i gjatë ishte në Kolonjë. Me saze e me dajre. Po vetëm një gjë miqtë e mi, në atë qyetet të bekuar, në vitin 2023, qëkur është vënë themeli i parë i këtij, ka lindur vetëm një fëmijë. Dhe në 2030, në klasën e parë të qytetit që recitonin bashkë me Peleshin dhe Lubinë, do ketë në klasë të parë vetëm një fëmijë, jetë të gjatë të ketë ai.