Ilir Metaj u bën thirrje qytetarëve: Votoni koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për të shijuar bukuritë e vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve shqiptarë, ka bërë thirrje për të mbështetur koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 5 majit. Ai theksoi rëndësinë e promovimit dhe mbrojtjes së pasurive natyrore të vendit, duke i konsideruar ato si një e drejtë për të gjithë shqiptarët.
“Ju uroj një fundjavë të mbarë me pamjet madhështore të Alpeve tona,” u shpreh Metaj, duke ndarë një mesazh optimizmi dhe dashurie për natyrën shqiptare.
“Jam i lumtur që i kam promovuar me shumë pasion dhe energji bukuritë e mrekullueshme dhe fantastike të vendit tonë të dashur. Do bëjmë gjithçka që këto bukuri të mund të shihen dhe të gëzohen nga të gjithë shqiptarët,” tha ai më tej.
Në fund të mesazhit të tij, Metaj i ftoi qytetarët të votojnë për koalicionin dhe për të personalisht në Qarkun Tiranë:
“VOTO NR.1, Koalicioni ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’. VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë.”