Lajme
Shkodër/ Aksident tragjik në lagjen “3 Heronjtë”, ndërron jetë një 65-vjeçare – arrestohet një 70-vjeçare

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “3 Heronjtë” të Shkodrës, ku një 65-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Policia bën me dije se drejtuesja e mjetit, shtetasja E. N., 70 vjeçe, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Viktima, L. N., 65 vjeçe, u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.