Lajme

Berat – Kapet me dy thika në automjet, arrestohet 31-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë patrullimeve në aksin rrugor Berat-Dimal, efektivët ndaluan një automjet që drejtohej nga shtetasi Mariglen Resulaj, 31 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, Berat.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, në bagazhin e tij u gjetën dhe sekuestruan si provë materiale dy armë të ftohta (thika).

Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi M. R. u arrestua për veprën penale “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

Policia e Beratit vijon punën për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button