Fermeri nga Dibra: Vetëm PD dhe Sali Berisha mund ta shpëtojnë bujqësinë nga kriza

Një fermer nga Dibra ka elektrizuar sallën e mbushur me demokratë, teksa Partia Demokratike, me kryetarin Sali Berisha, prezantoi kandidatët e “PD-ASHM” për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Femi Zebi, një fermer dibran, e quajti Berishën “doktorin e zemrave shqiptare” dhe theksoi se vetëm PD mund ta nxjerrë sektorin e bujqësisë nga kriza. Sipas tij, për 12 vite, në qarkun e Dibrës nuk është mbjellë asnjë pemë frutore.
Zebi kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur atë dhe aleatët e tij “korba të zinj” që, sipas tij, sjellin vetëm katastrofa për vendin. Ai shprehu shqetësimin për dështimin e sektorit të pemëtarëve në Dibër, duke kërkuar mbështetje për fermerët dhe një program të ri që do të ndihmojë në zhvillimin e bujqësisë.
“Doktor, pse ne Dibrën nuk të duam ty? Të do Vlora, jugi dhe i gjithë veriu, por ne këtu kemi nevojë për ndihmën tënde,” tha ai. Zebi theksoi se kërkesat e fermerëve të Dibrës, që për 12 vite janë mbetur pa zgjidhje, përfshijnë financim, ulje të TVSH-së dhe çmime më të ulëta për pesticidet dhe plehrat kimike.