Lajme

Atentat mafioz në Tiranë: Katër të plagosur, mes tyre dy fëmijë – 11-vjeçari festonte ditëlindjen

Detaje tronditëse kanë dalë nga atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e 17 prillit në zonën e Lundrës, pranë Tregut Agro Ushqimor në Tiranë. Të shtënat me armë zjarri që ndodhën rreth orës 21:50 kanë lënë të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy të mitur.

Të plagosurit janë identifikuar si 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari M. D., 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj. Mësohet se Dior Demiraj, viktima më e vogël e atentatit, kishte festuar ditëlindjen vetëm disa orë para ngjarjes tragjike. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku po merr trajtim intensiv.

Dy fëmijët e mitur, që ndodheshin në automjet në momentin e atentatit, janë vëllezër. Sipas burimeve, ata janë djali dhe nipi i pronarit të një kompanie sigurie (“Security”), ndërsa Kian Mullaj ishte shoqëruesi i tyre. Automjeti tip “G Class”, me të cilin po udhëtonin, drejtohej nga Arens Stafa.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të këtij atentati të rëndë që ka tronditur opinionin publik. Deri tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta, ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po vijon hetimet në disa pista.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button