Lajme
Kryesore

Moti për sot: Reshje shiu dhe ulje temperaturash në gjithë vendin

Një masë ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë veriperëndimore do të ndikojë ndjeshëm në kushtet atmosferike të vendit tonë gjatë ditës së nesërme, duke sjellë paqëndrueshmëri të theksuar në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit, fillimisht në zonat veriore dhe qendrore, ku do të paraqiten në formën e rrebesheve. Pavarësisht intervaleve të shkurtra me kthjellime që priten në mesditë, pasditja do të rikthejë vranësirat dhe reshjet në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë më të dendura në veri dhe pjesërisht në qendër, ndërsa jugu do të përjetojë vetëm shira të dobët dhe lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dy vlerat ditore, duke u luhatur nga 7°C në zonat verilindore deri në 25°C si maksimum në rang territori.

Era do të jetë e fortë gjatë paradites, me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor, por do të fillojë të dobësohet gjatë pasdites. Për pasojë, në zonat bregdetare pritet që dallgëzimi në det të arrijë deri në 4 ballë.

Qytetarëve u rekomandohet të marrin masa paraprake, veçanërisht në zonat veriore dhe qendrore ku reshjet pritet të jenë më intensive.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button