Lajme

Berisha intensifikon fushatën në Tiranë/ Takime me qytetarë në Njësitë 15 dhe 5, prezanton programin dhe kandidatët e PD

PD ka ndezur fuqishëm motorët e fushatës elektorale pë2r zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa kryedemokrati Sali Berisha do të zhvillojë disa takime në Tiranë.

Agjenda e liderit demokrat Sali Berisha, është parashikuar fillimisht me një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative të njësisë 15 në Tiranë në orën 17.00.

Gjatë këtij takimi, kryetari i PD-së, Sali Berisha do të prezantojë para banorëve të Njësisë 15, edhe kandidatët për deputetë dhe programin e qeverisjes së ‘PD-Shqipëria Madhështore’.

Më vonë, në orën 19.00, lideri I së djathtës shqiptare ka planifikuar të zhvillojë një takim me banorët e njësisë administrative numër 5 në Tiranë, nga ku gjithashtu do të prezantojë kandidatët për deputetë dhe programin e qeverisjes së ‘PD-Shqipëria Madhështore’.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button