
Mesditën e sotme zhvillohet një seancë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku në fokus është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në këtë seancë, pritet që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të informojë gjykatën mbi hetimet dy mujore të zhvilluara ndaj Veliajt. Ai përballet me akuza për dy vepra penale: “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës kanë qenë pjesë e një procesi të zgjeruar, ndërsa SPAK pritet të paraqesë prova dhe të dhëna të reja për çështjen. Mbetet për t’u parë nëse gjykata do të vendosë për masa të mëtejshme ndaj Veliajt.