Lajme

Mot i nxehtë dhe reshje të izoluara – Rritje e ndjeshme e temperaturave në gjithë vendin

Vijon rritja e vlerave barike mbi territorin shqiptar, duke sjellë temperatura shumë të larta për këtë periudhë të pranverës. Parashikimi i motit për ditën e nesërme tregon se pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga mot i kthjellët, ndërsa nuk do të mungojnë vranësirat e lehta në disa zona.

Paraditja do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, me vranësira të pakta e kalimtare. Ndërkohë në zonat malore priten më shumë vranësira, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara dhe të pakta shiu.

Pasditja pritet të sjellë stabilitet në vijën bregdetare, me mot të kthjellët, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të lehta lokale.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rritje të ndjeshme si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Vlerat ditore do të variojnë nga 8°C në qytetin e Pukës, deri në 29°C në qarkun e Fierit, që do të regjistrojë temperaturën më të lartë.

Era do të jetë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 60 km/h nga drejtimi jugor. Si pasojë, pritet dallgëzim i lartë në brigjet detare, deri në 5 ballë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button