Kosova

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit, Policia jep detaje

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje në vend.

Në raport bëhet e ditur se këto raste janë raportuar të kenë ndodhur në Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Vushtrri.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE&LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Kamenicë / 01.11.2026 – 19:00. Më 05.11.2026 Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë / 05.11.2026 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 05.11.2026 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri / 05.11.2026 – 21:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button