SHSHKos rikujton komunitetin akademik: Regjistrimi për dëgjesën mbi draftligjin për arsimin e lartë mbyllet më 24 tetor

Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës (SHSHKos) rikujton profesorët dhe stafin akademik të institucioneve publike dhe private se regjistrimi për pjesëmarrje në dëgjesën publike mbi draftligjin për arsimin e lartë mbetet i hapur deri më 24 tetor 2026.
Dëgjesa synon të mbledhë përvojat, shqetësimet dhe propozimet e komunitetit akademik për përmirësimin e draftligjit. Diskutimi do të përfshijë cilësinë e mësimdhënies, autonominë universitare, statusin dhe avancimin e stafit akademik, kërkimin shkencor dhe akreditimin. Rekomandimet do t’u përcillen institucioneve përgjegjëse.
Të interesuarit mund të regjistrohen përmes formularit të publikuar në thirrjen e Shoqatës ose të konfirmojnë pjesëmarrjen në formularin:
Data, ora dhe vendi i dëgjesës do të përcaktohen pas përfundimit të regjistrimit, në varësi të numrit të pjesëmarrësve dhe sigurimit të sallës me kapacitet të përshtatshëm. Të regjistruarit do të njoftohen me kohë.



