Kosova

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, me ç’rast përveç të lënduarit janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button