Kosova

Ramadani i Aleancës: Qeveria po zhvat mbi gjysmë milioni euro në muaj nga buxheti

Deputetët e Aleancës, kanë mbajtur konferencë për media ndërsa kanë akuzuar Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje për zhvatje të buxhetit të shtetit, siç thanë ata gjysëm milioni euro shpenzohen çdo muaj për pagat dhe shpenzimet përcjellëse të 463 të emëruarve politikë.

Sipas deputetit Ramadani, vetëm pagat e tyre arrijnë në 486 mijë e 150 euro në muaj, ndërsa me shpenzime për telefona, automjete, karburant dhe reprezentacion, fatura mujore tejkalon gjysmë milioni euro.

Ramadani tha se këta të emëruar, përfshirë këshilltarë, anëtarë kabinetesh dhe shoferë, janë bërë tashmë të paligjshëm në detyrat e tyre, pasi ministrat nën të cilët janë emëruar janë certifikuar si deputetë dhe kanë dhënë betimin.

“Po flasim për gjysmë milioni euro zhvatje vetëm për pagat e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zyrat e qeverisë”, tha Ramadani.

Ai kërkoi nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetim për përgjegjësit dhe pretendoi se në mesin e të emëruarve ka edhe raste kur shoferë janë emëruar këshilltarë për t’u rritur pagat.

Sipas tij, shuma mujore e pagave të 463 të emëruarve është e barabartë me pagat e rreth 769 policëve, 862 ushtarëve ose 909 zjarrfikësve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button