Kosova
MINT cakton çmimet e karburanteve: Litri i naftës 1.77 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë është 1.77 euro, ndërsa një litër benzinë mund të shitet me çmim maksimal prej 1.49 euro.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është përcaktuar në 0.62 euro për litër



