
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Igli Cara, e ka cilësuar të jashtëzakonshëm prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, duke u shprehur se takimi i së hënës ishte një dëshmi e qartë e entuziazmit dhe dëshirës për ndryshim.
Cara theksoi se qytetarët e Durrësit kanë treguar mbështetje masive për premtimet e PD-së dhe janë të gatshëm për një fitore si ajo e vitit 2005.
Duke u ndalur te problematikat e mëdha që rëndojnë mbi familjet durrsake, ai përmendi procesin e rindërtimit, mungesën e strehimit për mijëra banorë, si dhe projektet e pambaruara të infrastrukturës arsimore. Cara kritikoi ashpër qeverinë dhe Partinë Socialiste për “asfaltin elektoral” dhe përpjekjet për të manipuluar votën përmes premtimeve të pambajtura.
Igli Cara: Dje në Durrës u bë hapja dhe prezantimi kandidatëve të koalicionit ‘Shqipëria Madhështore. Ishte një takim i shkëlqyer, entuziast me pjesëmarrje massive kuptohet por dhe me mesazh të qartë për çdo familje të qytetit të Durrësit për vetë qytetin por dhe gjithë Shqipërinë. Mos harrojmë që në këtë garë, ose në këtë fushatë ne shkojmë së pari, të paktën me tre kolona kryesore në Durrës. Çfarë do të bëjmë për këto familje durrsake, çfarë do të bëjmë për qytetin dhe çfarë do të bëjmë pse jo, për gjithë Shqipërinë.
Premtimet janë, premtime të gjitha të realizueshme. Në takimet që kemi patur, kam vënë re që qytetarët mezi presin ndryshimin, madje shprehen shumë entuziast për një fitore sin ë vitin 2005. Mos harrojmë që në finale duhet të pranojmë faktin që PD dhe koalicioni, nuk është më si ai i viteve më parë. Tanimë gjërat kanë ndryshuar, sepse unë isha vetë kandidat në zgjedhjet e vitit 2023 dhe kuptova që çfarë do të thotë të jesh pa një forcë politike dhe pa komisionerë në ditën e zgjedhjeve.
Kuptohet, pa vulë e pa siglën e partisë që përfaqëson. Të gjitha këto ndikuan, por gjithsesi këto i takojnë të shkuarës dhe tani duhet të shohim përpara.
Kjo forcë politike ka bërë shumë për Durrësin dhe Shqipërinë, dhe durrsakët kanë memorie të qartë. E mbajnë mend mirë sesi ndryshoi në 2005-2009 e më vonë në 2010. Por kuptohet që kanë akoma të qartë se çfarë ka ndodhur në këto 12 vite. Kur çdo familje durrsake sot është më e varfër. Mos të harrojmë që gjurmët e rindërtimit janë akoma prezentë. Mos harrojmë që mijëra familje nuk janë strehuar akoma në shtëpitë e tyre.
Akoma ne kemi shumë familje që nuk janë sistemuar akoma. Mos harrojmë dhe ato blloqet e apartamenteve që janë bërë në të gjithë zonën e ish-kënetës. Kemi akoma shkolla dhe gjimnaze që nuk janë përfunduar. Kanë prej dy vitesh që nuk kanë marrë as bonusin e qirasë.
Si gjithmonë, Partia Socialiste mundohet që të bëjë truke për të deformuar votën. Dhe nuk është vetëm në këtë aspekt për premtimin e shtëpive, por mos harrojmë që kemi edhe investime në rrugë të ndryshme që ne i quajmë ‘asfalti elektoral’. Janë investime që nuk do të vlejnë se pas disa kohësh ato rrugë do të prishen përsëri dhe për më tepër kemi bërë shumë denoncime për shumë gjëra që PS i ka në program.