Kosova

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë së partisë, e cila pritet të nisë pas pak, do të diskutohet edhe koalicioni i Përparim Ramës me Partinë Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

E pyetur nëse ky koalicion do të jetë pjesë e diskutimit, ajo u përgjigj shkurt: “Të gjitha këto janë tema partiake që do të diskutohen”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se do të nisë bashkëpunim politik me PDK-në në kryeqytet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button