Lajme
Kryesore

Rama pa gjumë prej ditësh? Bashkëpunimi i Berishës me strategun e Trump e trondit kreun e qeverisë

Prej ditësh, Edi Rama duket se nuk po gjen më qetësi, që nga momenti kur Sali Berisha shpalli bashkëpunimin e tij me Chris LaCivita, strategun që qëndron pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Pas tentativës së dështuar për ta joshur LaCivitan në kampin e tij, kreu i qeverisë është përballur me ironi publike dhe krahasime thumbuese nga strategu amerikan, i cili e quajti Ramën “si minjtë”, ndërsa në një dalje krah Berishës, e cilësoi atë si një “kukull të George Soros”, armikut të përbetuar të Trump.

Rama, i kapur në befasi nga kjo lëvizje strategjike, po përpiqet të ruajë qetësinë me postime të njëpasnjëshme në Facebook, që ngjajnë më shumë me dialogë “Sy më Sy” me veten, sesa me komunikime serioze politike. Edhe mëngjesin e sotëm, ai ka shpërndarë një tjetër status që ngjan me delir, por frika është më e dukshme se kurrë.

Pamundësia për t’u përballur me një bilanc real të 12 viteve në pushtet dhe fakti që ai po huazon pjesë të programit të kundërshtarit, e bëjnë situatën edhe më të tensionuar për Ramën, i cili duket se po e ndien se loja po ndryshon.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button