Luhatjet e kursit: Ja si këmbehen sot monedhat e huaja në tregun valutor shqiptar

Në tregun valutor vendas, e marte shënon disa luhatje të lehta në kurset e këmbimit të monedhave të huaja ndaj lekut shqiptar.
Sipas të dhënave më të fundit, euro këmbehet sot me 99 lekë në blerje dhe 99.9 lekë në shitje, duke ruajtur një qëndrueshmëri të lehtë krahasuar me ditët e fundit.
Dollari amerikan blihet me 87 lekë dhe shitet me 88.3 lekë, ndërsa franga zvicerane regjistrohet në 105.5 lekë në blerje dhe 106.7 lekë në shitje.
Nga ana tjetër, dollari kanadez ka një kurs prej 62.6 lekë në blerje dhe 64.1 lekë në shitje. Ndërkohë, paundi britanik qëndron në nivelin e 114.5 lekëve në blerje dhe 115.7 lekëve në shitje.
Këto të dhëna janë të vlefshme për ditën e sotme dhe mund të ndryshojnë në varësi të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesë-ofertës në tregun vendas.