Moti për sot: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, reshje të pakta në Veri dhe Qendër

Gjatë orëve të para të mëngjesit, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qendrore do të përjetojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Pasditja pritet të vijojë me mot kryesisht të vranët dhe reshje të lehta shiu në pjesën Veriore dhe Qendrore të territorit, ndërsa zonat Jugore do të mbeten kryesisht pa reshje, nën ndikimin e kthjellimeve të herëpashershme dhe vranësirave kalimtare.
Në orët e natës parashikohet një përmirësim i dukshëm i motit në të gjithë vendin.
Temperaturat do të shënojnë rritje si në mëngjes ashtu edhe në mesditë, duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi Jugor, me shpejtësi që mund të arrijë mbi 55 km/h, duke gjeneruar dallgëzim deri në 4 ballë në brigjet detare.