Sport

Ballkani ndalet nga Ferizaj pas fitores bindëse ndaj Malishevës

Pas triumfit 5-0 ndaj Malishevës në mesjavë, Ballkani është ndalur këtë herë në shtëpi nga Ferizaj, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Skuadra e Orges Shehut e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 16-të me golin e Walid Hamidit, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, mysafirët reaguan shpejt dhe arritën të barazojnë me anë të Betim Haxhimusës në minutën e 53-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Ballkani arrin në kuotën e 23 pikëve pas 12 xhirove të para në Superligën e Kosovës, ndërsa Ferizaj ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë me 14 pikë, një më shumë se Malisheva.

Në krye të tabelës vazhdon të qëndrojë Prishtina me 25 pikë, e cila sonte në ora 18:30 do të përballet me Gjilanin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje do të luhen nesër nga ora 13:00.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button