Sport

Manchester United synon përforcim në mesfushë: Dy emra në listë, njëri shumë i shtrenjtë, tjetri më i arritshëm

Manchester United tashmë ka identifikuar sektorin ku kërkon përforcime gjatë afatit dimëror të merkatos – mesfusha. Dy emra janë shfaqur fuqishëm në radarin e klubit: Carlos Baleba nga Brighton dhe Angelo Stiller nga Stuttgart.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, “Djajtë e Kuq” po analizojnë profilin e Balebas, i cili shihet si një talent i madh për të ardhmen, por njëkohësisht edhe si një objektiv shumë i kushtueshëm. Brighton thuhet se kërkon rreth 100 milionë paund për kartonin e tij, ndërsa ka refuzuar edhe oferta që kanë arritur deri në 115 milionë paund, gjë që e bën transferimin pothuajse të pamundur për momentin. Për këtë arsye, klubi anglez mund të shtyjë çdo lëvizje për Baleban deri në vitin 2026.

Në anën tjetër, Angelo Stiller shihet si një alternativë shumë më e përballueshme dhe realiste. Mesfushori gjerman i Stuttgart ka impresionuar me aftësitë e tij në shpërndarjen e topit dhe vizionin e lojës, duke u cilësuar si një “shpërndarës topi në nivel botëror”.

Burime pranë klubit pohojnë se United po e monitoron nga afër Stillerin dhe e konsideron atë një objektiv ideal për ndikim të menjëhershëm. Edhe pse bisedimet formale ende nuk kanë nisur, ai shihet si një opsion për merkaton e verës. Stuttgart pritet të kërkojë rreth 50 milionë euro, shumë që vlerësohet më e arsyeshme krahasuar me kërkesat e Brighton, raporton “Fichajes”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button