Sport

Derbi Trepça – Bashkimi ndez javën e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshje mjaft interesante, ku vëmendja kryesore do të jetë tek derbi i javës ndërmjet kampionit aktual Trepça dhe nënkampionit Bashkimi.

Kjo përballje zhvillohet të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë dhe pritet të jetë spektakolare, ashtu siç ishin edhe duelet e sezonit të kaluar, ku “xehetarët” fituan serinë finale me rezultat 4:2. Të dy skuadrat janë pjesëmarrëse në grupet e FIBA Europe Cup, gjë që e bën këtë sfidë me karakter evropian. Aktualisht, Trepça ka një fitore e një humbje në Evropë, ndërsa Bashkimi i ka nisur garat me dy fitore.

Java e tretë e kampionatit hapet të shtunën me ndeshjen Bora – GO+ Peja (16:00), që do të luhet në “Minatori”. Prishtinasit kërkojnë fitoren e parë pas dy humbjeve, ndërsa pejanët synojnë të vazhdojnë ecurinë perfekte me dy fitore në dy ndeshje.

Në orën 19:00, Rahoveci 029 do të debutojë para tifozëve të vet në elitë përballë Sigal Prishtinës, që ka dy fitore në po aq ndeshje, ndërsa “vreshtarët” kanë një fitore e një humbje.

Të dielën në orën 17:00, Golden Eagle Ylli përballet me Vëllaznimin, me të dy ekipet që ende kërkojnë fitoren e parë të sezonit.

Orari i plotë – Java 3 në Superligën e Kosovës:
E shtunë
16:00 – Bora vs GO+ Peja
19:00 – Rahoveci 029 vs Sigal Prishtina

E diel
17:00 – Golden Eagle Ylli vs Vëllaznimi
19:00 – Trepça vs Bashkimi

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button