Berisha akuzon Rama dhe Suel Çelën për krim zgjedhor dhe manipulim të kandidaturave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën gjatë një konference për shtyp nga selia blu.
Ai ka theksuar se Çela, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit, po zbaton urdhrat e Ramës për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mila.
Berisha ka akuzuar Çelën se po punon vazhdimisht për të përzgjedhur kandidatin Sara Mila, duke thënë se Rama e kishte paralajmëruar se kontributi i Çelës do të matet me numrin e votave që do të marrë ajo. Ai ka paralajmëruar pasoja për veprimet që i cilësoi si “krim monstruoz zgjedhor,” duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimin më të rëndë.
Kreu i opozitës gjithashtu nënvizoi se opozita po ndjek me kujdes zhvillimet në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke lënë të kuptohet se do të merret masa kundër atyre që janë të përfshirë në këtë veprimtari.