Kosova

FSK zhvillon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” në Gjakovë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se nga data 20 deri më 29 tetor 2025 do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të procesit të validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake në drejtim të Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 20-29 tetor 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë ushtrimin fushor ‘Ujku Shigjetë’. Gjatë kësaj kohe do të ketë lëvizje të mjeteve dhe personelit ushtarak në drejtim të rajonit të Gjakovës. E gjithë kjo lëvizje bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ky ushtrim synon rritjen e kapaciteteve operacionale dhe koordinimin ndërnjësit, si pjesë e përgatitjeve të vazhdueshme për certifikimin dhe validimin e strukturave të reja brenda FSK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button