Lajme

PS rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat, tensione në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon këtë të enjte seancën plenare, e cila nisi në orën 10:00. Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e parë të opozitës për mocion me debat lidhur me programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Kundër mocionit votuan 73 deputetë socialistë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se kërkesat e opozitës janë të mangëta dhe në kundërshtim me rregulloren, duke theksuar se opozita nuk synon të zhvillojë një debat të mirëfilltë.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të japë dorëheqjen. Sipas tij, në tetë seanca radhazi nuk është respektuar rendi i ditës, gjë që tregon — siç tha ai — paaftësinë e kryetarit për të drejtuar seancat.

Në debat është përfshirë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vepron si “shërbëtor i Vuçiçit” në raport me Kosovën. Deputeti demokrat Tomor Alizoti, nga ana tjetër, kritikoi mungesën e një rezolute për gjenocidin në Kosovë, duke e cilësuar këtë si “turp për publikun”.

Gjatë seancës, Balla konfirmoi gjithashtu se kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në protestën e së premtes, duke theksuar se prania e tij “do të politizonte marshimin”./euronews.al

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button