Kosova

Gjykata cakton paraburgim për person të dyshuar në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj D.Z., i dyshuar për veprën penale “Dhunim”.

Sipas njoftimit të gjykatës, D.Z. dyshohet se nga muaji prill deri më 2 tetor 2025 ka realizuar takime me një të mitur 15-vjeçare, dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akte seksuale. Më pas, i dyshuari dyshohet se e ka incizuar të miturën dhe e ka kërcënuar se do të publikojë materialin nëse ajo i tregon dikujt, duke e detyruar të takohet sërish me të.

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale të ndjeshme, ku ekziston rreziku real që i dyshuari të pengojë rrjedhën e procedurës penale, të ndikojë tek dëshmitarët ose të përsërisë veprën penale,” thuhet në njoftim.

D.Z. do të mbahet në paraburgim nga 7 tetori deri më 6 nëntor 2025. Palët kanë të drejtën të ankohen ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button