Sport

Nenad Tomovic rikthen debatet për dronin e ndeshjes Serbi – Shqipëri dhe flet për takimin e radhës

Futbollisti serb Nenad Tomovic, në një intervistë për “Sportinho”, është rikthyer të flasë për ngjarjet e njohura të ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor 2014, kur një dron mbante flamurin e Shqipërisë etnike mbi fushë.

Tomovic insiston se droni ishte i inskenuar dhe se futbollistët shqiptarë e dinin paraprakisht se do të ndodhte një provokim. “Sinqerisht, ishte një provokim i madh ta shihnim atë flamur të valëvitej mbi kokat tona. Stefani reagoi me zgjuarsi dhe e hoqi menjëherë. Mund ta shihni nga reagimi i tyre, si filluan ta mbronin flamurin. Mendoj se gjithçka ishte e planifikuar, e organizuar… Atë që planifikuan, më në fund e arritën,” deklaroi 38-vjeçari.

Ai foli gjithashtu për ndeshjen e një viti më vonë në Elbasan, ku Serbia fitoi 2:0, duke theksuar motivimin e ekipit për hakmarrje: “Luajtëm shkëlqyeshëm taktikisht, të gjithë ishim tepër të motivuar. Tre pikët merren në fushë, jo pas një skandali.”

Për ndeshjen e ardhshme mes Serbisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Leskovc, Tomovic tha se Serbia duhet të fitojë: “Mendoj se cilësia jonë individuale dhe ekipore është shumë më e madhe se e Shqipërisë. Çelësi do të jetë durimi dhe organizimi, të mos nxitohemi për të shënuar një gol me çdo kusht. Kemi të gjitha parakushtet për ta fituar këtë ndeshje.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button