Kosova

Mungesa e ngrohjes shkakton orar të shkurtuar në shkollat e Prishtinës

Shkollat e Prishtinës që janë të kyçura në rrjetin e “Termokosit” po mbajnë mësim me orar të shkurtuar, për shkak të mungesës së ngrohjes në ditët kur temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme.

Shkolla fillore “Ismail Qemaili” ka njoftuar se për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së ngrohjes, sot në ndërrimin e pasdites orët mësimore do të zgjasin vetëm nga 30 minuta.

Sipas rregullores, sezoni i ngrohjes në Prishtinë fillon më 15 tetor, por “Termokosi” ende nuk ka marrë një vendim nëse do ta nisë më herët furnizimin me ngrohje për shkak të kushteve atmosferike.

Nga kompania “Termokos” kanë bërë të ditur për KOHËN se janë duke punuar në këtë drejtim dhe po shqyrtojnë mundësinë për të filluar me ngrohjen e jashtëzakonshme, përpara datës zyrtare të nisjes së sezonit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button