
Territori i vendit do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike gjatë gjithë ditës së sotme.
Paraditja do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër priten reshje të pakta shiu.
Pasditja sjell një shtim të vranësirave në të gjithë vendin. Më të theksuara ato do të jenë në skajin verior dhe verilindor, ku parashikohen rrebeshe të izoluara shiu. Kushtet e ngjashme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje, duke variuar nga 5°C në zonat malore deri në 26°C në zonat bregdetare.
Era do të fryjë me intensitet mesatar gjatë gjithë ditës, me shpejtësi deri në 35 – 40 km/h, kryesisht nga drejtimi jugor. Si pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.