Lajme

Kroatët bllokojnë dhe asgjësojnë ngarkesë me pastë fëstëku nga Shqipëria për shkak të toksinës aflatoksinë

Autoritetet kroate kanë vendosur të bllokojnë dhe asgjësojnë një ngarkesë me pastë fëstëku të ardhur nga Shqipëria, pas zbulimit të një niveli të lartë të toksinës së rrezikshme aflatoksinë.

Sipas njoftimit zyrtar të RASFF (Rrjeti i Alarmit të Shpejtë për Ushqimet dhe Fodder-in), ngarkesa u ndalua në kufi që më 8 shtator, kur analizat laboratorike konfirmuan tejkalim të ndjeshëm të normave të lejuara sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

E gjithë ngarkesa është asgjësuar, ndërsa shtetet e tjera anëtare të BE-së janë njoftuar për të ndërmarrë masa parandaluese, në rast se produkti është shpërndarë edhe në territoret e tyre.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh që një produkt ushqimor nga Shqipëria ndalohet në kufijtë e BE-së për shkelje të sigurisë ushqimore, duke ngritur shqetësime mbi efektivitetin e kontrollit cilësor dhe sistemet e certifikimit në vend.

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi këtë incident.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button