Kosova
Presidentja Osmani në Samitin Rajonal Bërdo-Brionit në Durrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Durrës, ku mori pjesë në Samitin Rajonal të Bërdo-Brionit.
Takimi, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe liderët e Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut, do të fokusohet në të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë diskutimin mbi Planin e Rritjes së BE-së për rajonin, paketën 6 miliardë euroshe të miratuar në 2023, nga e cila Kosova dhe Bosnja ende nuk kanë përfituar mjetet e para.



